I organizuar në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sonte përfundoi edicioni i 13-të i turneut tradicional në futsall, “Adem Jashari”, të cilin e fitoi Kombëtarja e Kosovës, me rezultat 6 me 3 ndaj Kombëtares së Shqipërisë.
Në emër të familjes trofeun e ndau Hamëzi i ri, i cili pranoi edhe një mirënjohje që ndau Federata e Futbollit për familjen Jashari.