Halil Kastrati ua jep lajmin e shumë pritur edhe 5 familjeve në Skenderaj

 

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” me hoxhën Halil Kastrati, do të ndërtojnë edhe 5 shtëpi për familjet në nevojë në Komunën e Skenderajt.

Lajmin e shumë pritur familjeve pa kulm mbi kokë ua ka dhënë hoxha Halil i shoqëruar nga kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura.

Njoftimi i plotë:

“5 shtëpi të reja në komunën e Skenderajit!

Sot së bashku me kryetarin e komunës, z. Fadil Nura, vizituam 5 familje në gjendje të rëndë jetese,
me të dëgjuar për jetën, vështirësitë tyre ne ju kumtuam lajmin për nisjen e shtëpisë së re.

Ishim tek familja e Avni Vojvoda në Rezalle të Re, ku i gjetem duke jetuar në nje shtëpi
të vjeter të ndërtuar nga “dheu”, shtëpia e re komplet donacion nga familja Mehmeti.

Në Tushice tek familja e Ramiz Bajramit, te cilët jetonin në gjendje të rënde, dhe shume
antare të familjes me një hapsire shumë të vogel, donatorë i vetëm i kësaj familje ABI ÇARSHIA.

Në Aqarev, tek familja e Nexhmedin Miftarit me kushte të renda e njerin nga fëmijet e sëmure, donatorë i vetëm i shtëpisë, Asllan Dragaj, nga Skenderaji.

Ne Kllodernic tek Agron Selmanaj ku i gjetem ne kushte te renda jete, donatorë i vetëm i kësaj familje ABI ÇARSHIA.

Dhe tek familja e Hysen Ferizit nga Mikushnica, ku të dy prinderit e fëmijëve ishin me probleme shëndetesore, donatorë të shtëpisë, dy vllezër nga Suhareka që kanë dashur të ngelin anonim!

Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë!”