Halil Kastrati e Bekim Jashari i japin lajmin e madh familjes Veliu

 

Themeluesi i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati së bashku me Bekim Jasharin, sot kanë vizituar familjen e Fetah Veliut nga fshati Polac, të cilit iu kishte shkatërruar shtëpia vitin e kaluar si pasojë e shpërthimit të bojlerit, shkruan RTV Okarina.

Familjes në fjalë ata sot i dhanë lajmin e madh për ndërtimin e shtepisë së re.

Me këtë rast kryefamiljari, Fetah Veliu deklaroj që tash e 3 muaj komuna e Skenderajt nuk ia ka mbuluar qiranë e banimit kësaj familje, për të cilën në kohën sa ishte kryetar Bekim Jashari kishte ndarë mjetet financiare për qera për 6 muaj. /RTV Okarina/