Hakmarrje: Fadil Nura “eliminon” fotografët Sefer Aliqkaj e Hilmi Veliu

Komuna e Skenderajt, e udhëhequr nga Fadil Nura, në shënim të 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka organizuar një ekspozitë me emrin “Bukuritë e Kosovës”, mirëpo ajo që bie në sy është mungesa e fotografit më të njohur të qytetit tonë, Sefer Aliqkaj, i cili me fotografitë e tij ka promovuar qytetin dhe historinë tonë, raporton RTV Okarina.

Ai pothuajse për çdo vjet ka marrë pjesë në ekspozitat që ka organizuar komuna e Skenderajt për festa të tilla.

Kësaj radhe pushteti i Fadil Nures ka vendosur që në ekspozitën e organizuar të mos ftojë fotografët Sefer Aliqkaj e Hilmi Veliun dhe siç duket arsyeja e mos pjesëmarrjes së tyre është hakmarrja ndaj kritikave që mediumi që drejton Hilmi Veliu i bënë pushtetit aktual, përkatësisht mos përkrahjes së Sefer Aliqkajt për Fadil Nuren në zgjedhjet e kaluara lokale. /RTV Okarina/