Erling Haaland po vazhdon të shënoj pa rreshtur edhe në këtë edicion të ri.
Qendërsulmuesi mbrëm realizoi ”Hat-Trick” në fitoren e Norvegjisë kundër modestëve të Gjibraltarit me rezultat 5-1.
Golin e parë për norvegjezët e shënoi Thorstvedt në minutën e 23-të.
Haaland realizoi dy golat pasues në minutat 27-të dhe 39-të për rezultatin 3-0.
Reece Styche ngushtoi rezultatin për musafirët 3-1 në minutën e 43-të, dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Sulmet e parreshtura të norvegjezëve sollën produktivitet në minutën 59-të.
Numri 9 i Norvegjisë Soerloth realizoi për 4-1.
21 Vjeçari Haaland e kompletoi ”Hat-Trick-un” e tij në minutën e parë shtesë në fundin e ndeshjes.
Norvegjezët e dominuan ndeshjen totalisht duke goditur 16 herë portën e kundërshtarit dhe 16 goditje tjera përfunduan jashtë kornizës së portës.
Me këtë fitore skandinavët rrisin gjasat për një kualifikim të mundshëm në Kampionatin Botëror ”Katar 2022” pasi që kanë grumbulluar 13 pikë në 6 ndeshje, po aq sa kanë grumbulluar dhe Holanda e vendit të parë.
Haaland me kombëtaren e Norvegkisë ka luajtur në 14 ndeshje zyrtare duke shënuar dhe 9 gola.
\RTV-Okarina\