Të shtunën skuadra e Manchester City do të përballet si musafir me Leicester City në ”King Power Stadium” me fillim nga ora 16:00.
Por disa nga skuadrat angleze do të kenë mungesën e futbollistëve brazilian, të cilët ishin të ftuar në kombëtare, njëra nga këto skuadra është edhe kampioni në fuqi i Premier League-së angleze.
Ederson nuk do të jetë i gatshëm për skuadrën në fundjavë pasi Federata Braziliane ka pezulluar lojtarët brazilian për një periudhë pesëditore, gjersa edhe portieri i dytë i Man City, Zack Steffen ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe mund të mos jetë i gatshëm për fundjavë.
Kështu, ndaj Leicester City, ”Cityzens” mund të luajnë në portë me veteranin 36 vjeçarë, Scott Carson.
\RTV-Okarina\