Gruaja nga Skenderaj raporton në polici për ushtrim dhune nga bashkëshorti i saj

 

Një grua nga Skënderaj ka njoftuar policinë gjatë ditës së djeshme për ushtrim dhune ndaj saj.

Sipas raportit të policisë së Kosovës, dyshohet se ajo është rrahur nga bashkëshorti i saj.

“DHUNË NË FAMILJE

Skenderaj 17.08.2021 – 10:00. Viktima femër kosovare përmes telefonit ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit per veprimet e metejme”, thuhet në raport.

 

\RTV-Okarina\