Një grua është dënuar me tre vjet burgim pasi ia preu penisin burrit të saj ndërsa ai ishte në gjumë.
Gjykata dëgjoi sesi Jimmy Ngulube nga Kapiri Mposhi në Zambia, u zgjua në mesnatën e 4 gushtit me një dhimbje të mprehtë në ijë.
Ai pa gruan e tij Given Chilufya duke qëndruar mbi të me një thikë të gjakosur dhe duke e kërcënuar se do ta vriste.
Çifti kishte shkuar në shtrat pas një sherri në të cilin Chilufya, 37 vjeç, kishte akuzuar të shoqin se e tradhtonte. Më pas ajo ishte zgjuar natën dhe kishte vendosur të hakmerrej.
Jimmy, 43 vjeç, thirri vëllanë e tij, i cili e dërgoi në spital ku u riparua dëmi.
Policia lokale u njoftua gjithashtu dhe Chilufya u arrestua.
Më 26 gusht në gjykatë, gjykata e dënoi Chilufya me tre vjet burgim për plagosjen e paligjshme të bashkëshortit të saj.
Chilufya iu lut gjykatës për butësi, por gjyqtari pohoi se duke sulmuar dhe plagosur burrin e saj ashtu siç bëri ajo, ajo kishte treguar qëllim të qartë për ta vrarë atë, shkruan DailyStar, transmeton Klankosova.tv.