Gruaja e la foshnjën në ballkon dhe u largua nga shtëpia, burri lajmëroi policinë

Një grua nga Peja e ka lënë foshnjën e saj në ballkon dhe pa lajmëruar askënd është larguar.

Rastin në polici e ka lajmëruar bashkëshorti i saj, shkruan arbresh.info

Sipas raportit e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit së bashku me foshnjën është liruar dhe ka shkuar ne shtëpinë prindërve deri sa të dalin para gjykatës.

“Pejë, 22.05.2022 – 17:45. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se bashkëshortja e tij kishte lënë foshnjën në ballkon dhe pa lajmëruar askënd ishte larguar. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit së bashku me foshnjën është liruar dhe ka shkuar ne shtëpinë prindërve deri sa të dalin para gjykatës?” -thuhet në raport.