Musfushori shqiptar Granit Xhaka është shprehur shumë i lumtur me vazhdimin e kontratës deri në vitin 2024.
Mesfushori që mbron ngjyrat e zvicrës në ”Euro 2020” bëri një paraqitje të jashtëzakonshme, madje eliminuan dhe Francën favorite, por tek Arsenali nuk mund të thuhet e njëjta gjë.
Skuadra po kalon në një moment të vështirë aktualisht, mirpo numri 34 ka vendosur që të vazhdoj ta ndihmoj klubin nga Londra.
28 Vjeçari në një deklarat për faqen zyrtare të klubit konfirmoi se do të qëndroj me ”Topçinjtë”.
“Jam shumë i lumtur që jam ende këtu. Kam firmosur një kontratë të re me Arsenalin dhe dëshiroj që të rikthej besimin e klubit dhe tifozëve. Ata e dinë që kam dhënë dhe do të jap gjithçka në çdo ndeshje dhe stërvitje”, tha kapiteni i përfaqësueses së Zvicrës.
Arsenali e ka nisur sezonin 2021/22 në mënyrën më të keqe teksa ka marrë dy humbje në po kaq ndeshje.
\RTV-Okarina\