Në fshatin Dobrotin të Graçanicës policia i ka ndaluar dy persona.
Gjatë kontrollit në këtë zonë policia i ka gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta, njërën me shtatë fishekë dhe njërën me 24 fishekë.
Njëri nga të dyshuarit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
“Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 7 fishek. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.
“Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 24 fishek. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.