Sipas kryetarit të bashkisë së qytetit, Oleksandr Sienkevych një seri predhash janë goditur Mykolaivin në Ukrainën jugore.
Sienkevych bëri të ditur se goditjet kanë ndodhur mëngjesin e sotëm, shkruan Sky News.
“Goditje me predha në Mykolaiv. Ka viktima dhe tashmë kanë mbërritur ambulancat. Është shpallur alarm ajror dhe u kërkoj të gjithëve të qëndrojnë në strehimore”, u shpreh ai.
Ndryshe, ende nuk ka detaje për numrin e viktimave.