Një burrë nga fshati Kusoriq i Pejës ka vdekur dje rreth orës 19:25, pasi dyshohet se është goditur nga rrufeja.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë së Kosovë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot, rreth 19:25 një person është sjellë në Spitalin Rajonal në Pejë, i cili sipas ekipit mjekësor, është goditur nga rrufeja dhe nuk ka arritur të mbijetojë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, tha Rugova.
Ndërkaq, një familjar i viktimës ka thënë për Klan Kosovën se i ndjeri “ka qenë me bagëti në një fushë afër shtëpisë dhe është goditë nga rrufeja”.
Mësohet se viktima është rreth moshës 51-vjeçare.