Goditet nga makina një 4 vjeçare në Drenas

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:10 në fshatin Obri të Drenasit, ku një veturë ka goditur një fëmijë.

Sinjali mëson se shoferi ende i paidentifikuar ka goditur me veturën e tij një vajzë 4-vjeçare e cila ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Për shkak të lëndimeve të marra, e mitura është dërguar me urgjencë në spital.

Gazeta ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione lidhur me rastin, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer ende përgjigje.