Gliha: Nuk i konkretizuam rastet, luajtëm mirë

 

Kosovës është mposhtur mbrëmë në shtëpi nga Jordania me rezultat 2-0 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në “Fadil Vokrri”.

Trajneri i “Dardanëve”, Primoz Gliha në intervistën pas ndeshjes tha se kanë pasur shumë raste por nuk i shfrytëzuan.

“Jam shumë i zhgënjyer me rezultatin, ne patën shumë raste që nuk i shënuam, nuk patëm fat. Kur ekipi krijon raste do të thotë që kemi luajtur mirë, por kur shënojmë gola atëherë loja e mirë bëhet më e dukshme. Në Greqi do të shkojmë të luajmë të njëjtin mentalitet”, ka thënë Gliha.

Kosova ndeshjen e radhës e luan të dielën ndaj Greqisë në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin botëror “Katar 2022”.

 

\RTV-Okarina\