Gliha arsyetohet pas barazimin ndaj Greqisë

 

Kosova mbrëmë barazoi 1-1 kundër Greqisë në ndeshjen e fundit për kualifikueset e Kupës së Botës, kualifikime këto që duhet të harrohen sa më shpejtë.

Kosova e mbylli në vendin e fundit këtë fazë kualifikuese me vetëm një fitore dhe dy barazime në tetë ndeshje.

Mbrëmë Dardanët morën një barazim të vuajtur kundër grekëve, të cilët realizuan të parët me anë të Masouras, kurse kapiteni Rrahmani barazoi shifrat në 1-1.

 

Pas ndeshjes Primozh Gliha doli në konferenc për shtyp.

“Duhet të jemi të kënaqur me rezultatin sepse kemi mundur ta fitonim ndeshjen por kemi mundur edhe të humbim. Futbolli është dramatik. Në pjesën e parë nuk harxhuam shumë energji pasi loja është e gjatë. Duhej ta ruanim energjinë dhe përqendrimin për të bërë diçka. Nuk arsyetohem zakonisht por kishim mungesa si Hadërgjonaj, Dresheviq, Bytyqi. Për Kosovën këto janë mungesa të rëndësishme. Ju thash lojtarëve që duhet ta pranojmë këtë situatë dhe të bëjmë maksimumin. U thash që dua ta fitojmë këtë ndeshje, por nuk ia arritëm qëllimit. Ndihem mirë në Kosovë por i takon kryetarit të vendos për të ardhmen. Sa i përket kualifikimeve, në njërën anë nuk kishim fat. Në futboll ka fitore e humbje. Por diferencën e bën përqendrimi dhe sakrifica e lojtarëve në fushë. Ka edhe shumë elemente tjera”, përfundoi Gliha.

 

\RTV-Okarina\