Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista e Vjosa Osmanit tashmë është në finalizimin e ndarjes së posteve qeveritare dhe legjislative.
E kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, siq duket do të jetë Glauk Konjufca, i cili këtë post e kishte provuar për një kohë shumë të shkurtër, më 26 dhjetor 2019.
Sot, Kryesia e Kuvendit ka vendosur që më 22 mars të konstituohet Kuvendi i ri.
Seanca konstituive kryesohet nga deputeti më i vjetër dhe më i riu.
Në rend dite do të jenë:
- Formimi i Komisionit per verifikimin e mandateve
- Betimi i deputetëve
- Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
/RTV-Okarina/