Gjyysmën e votave të numëruara me kusht i merr Lëvizja Vetëvendosje

Deri më tani, KQZ-ja ka numëruar 13 mijë e 570 vota me kusht dhe vota të personave me aftësi të kufizuara. Lëvizja Vetëvendosje ka marrë gjysmën e votave, gjithsej 6 mijë e 747 vota.

Subjekti i dytë me më së shumti vota vazhdon të jetë Partia Demokratike e Kosovës, me 2 mijë e 373 vota.  Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 1 mijë e 473 vota, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 1 mijë e 301 vota. Nisma Socialdemokrate deri tani ka arritur të marrë 342 vota.

 

 

Gjithsej, janë 31 mijë e 500 me kusht dhe 2 mijë e 800 vota të personave me aftësi të kufizuara.

/RTV-Okarina/