Gjyqtari sportiv nga fshati Baks i Skenderajt, ish portjeri i KF “Drenica”, Besar Beqiri, permes një statusi në rrjetin social facebook ka njoftuar që ka gjetur në Komoran një kuletë me të holla dhe dokumente identifikimi, shkruan RTV Okarina.
Siç njofton ai bëhet fjalë për qytetarin Bardhyl Karaxha nga Qitakove e Vjeter e Drenasit, për të cilin ka kërkuar ndihmë nga qytetarët që ta gjejë për t’ia kthyer kuletën me para dhe dokumente. /RTV Okarina/