Gjykatësi e pranon kërkesën e nënkryetarit të OVL-së, Nasim Haradinaj

 

Në Gjykatën Speciale në Hagë, nis seanca e radhës paragjyqësore ndaj dy krerëve të OVL-së, së UÇK-së, kryetarit Hysni Gucati dhe nënkryetarit të kësaj organizate, Nasim Haradinaj.

Në fillim të seancës, gjykatësi Nicolas Guillou ka përmendur kërkesën që e ka parashtruar dje Nasim Haradinaj përmes avokatëve të tij që të mos marrë pjesë në këtë seancë. Guillou ka thënë se kjo ka qenë në përputhje me rregulloren.

“Dëshiroj ta përmend kërkesën e parashtruar nga avokati i Z.Haradinaj për ta mbajtur këtë seancë në mungesë të tij. Kjo është në përputhje me rregulloren”, ka thënë gjykatësi Nicolas Guillou.

 

 

Tutje, ai ka përmendur edhe disa çështje paraprake me të cilat tha se duhet të merret, ndërsa ka dhënë një urdhër për avokatët e dy krerëve të veteranëve të luftës, lidhur me disa materiale.

“I jap urdhër mbrojtjeve që t’i publikojnë versionet publike të redaktuar…”, tha gjykatësi.

/RTV-Okarina/