Gjykata Speciale fton Nezir Çoçaj

 


Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Has, sot ka bërë të ditur se ish pjesëtari i UÇK-s, Nezir Çoçaj është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale me seli në Hagë.

Në një postim në Facebook thuhet se Çoçaj ka pranuar ftesën nga Dhomat e Specializuara që gjatë ditëve në vijim do të paraqitet për intervistim.

Postimi i plotë: 

“OVL e UÇK-së, HAS

Njofton se:

NEZIR ÇOÇAJ është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale me seli në Hagë. Ai ka pranuar Ftesë për intervistim nga Dhomat e Specializuara që gjatë ditëve në vijim do të paraqitet për Intervistim.

OVL e UÇK-së, Dega në HAS, mbështet fuqishëm njeriun e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kontributin e tij për themelimin e UÇK-së, po ashtu vlerëson lart disiplinën e Çoçajt gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë që kishte të vetmin qëllim si të gjithë bijtë e bijat, Çlirimin e Atdheut nga Jugosllavia Vrastare Fashiste.

ORGANIZATA E VETERANËVE TË LUFTËS, DEGA NË HAS i mbështetë të gjithë çlirimtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët luftuan për Lirinë e Vendit të tyre nga regjimi jugosllav, serb.

Lavdi Dëshmorëve të Kombit!

Drejtësi për Luftëtarët e UÇK-së!

OVL e UÇK- Dega në HAS

19.01.2021
/RTV-OKARINA