Gjykata Themelore e Pejës e ka ka marrë vendim për rihapet seancës së shyrtimit kryesor duke e shpallur të papërfunduar procedura penale për rastin e vrasjes së Agonis Tetajt.
Gjykata gjithashtu ka revokuar aktvendimi procedural për pranimin e fajsisë si dhe caktoi shqyrtimi i radhës me datën 21 prill 2021 ora 11:00.
Obligohet prokurori i ri që provat e reja t`i dërzoj në gjykatë deri me datë 07 04 2021.
Shaban Gogaj akuzohej se me 23 shtator 2018, rreth orës 11:05:31, në Deçan, në kompaninë “Gogaj Ag”, kishte vrarë me armë zjarri Agonis Tetaj.
Prokuroria e akuzonte Gogajn për vepër penale “Vrasje nga Pakujdesia”, “armëmbajtje pa leje”.
Në seancën e fundit ku jepej fjala përfundimtare për këtë rast, prokurori i Prokurorisë së Gjilanit, Agron Uka, e kishte rikualifikuar veprën penale nga vrasje e rëndë në vrasje nga pakujdesia.
Menjëherë pas kësaj i akuzuari Shaban Gogaj, në seancën e 16 marsit, e ka pranuar fajësinë për veprën në fjalë.