Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tre të pandehurve për tentim-grabitjen në Prizren, ku të lënduar mbeten pronarët e lokalit të argjendarisë.
Gjykata ka vendosur masën e paraburgimit në kohëzgjatje 30 ditë, e cila të llogaritet prej kohës së arrestimit më 18.11.2021.
Mbi të akuzuarit rëndojnë akuzat për grabitje në tentativë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, grabitje, sulm ndaj personit zyrtar e shkaktim i rrezikut të përgjitshëm.
“R.F., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ndihma në grabitje nga neni 317 par.1 dhe 4 lidhur me nenin 33 par.1 dhe 2 të Kodi Penal të Republikës së Kosovës
L.L., dhe I.Q., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale;
grabitja në tentativë nga neni 317 par.1 dhe 4 lidhur me nenet 28 dhe 31:
shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 par.1 lidhur me nenin 31
mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 parag.1
grabitja nga neni 317 parag.1 dhe 3 e lidhur me nenin 31
sulmi ndaj personit zyrtar nga neni 402 parag.1 dhe 3 e lidhur me nenin 31
shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 parag.1 e lidhur me nenin 31
dhe veprën penale asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë nga neni 321 parag.1 dhe 2 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
\RTV-Okarina\