Gjykata e Apelit anulon dënimin me burgim të përjetshëm për burrin që vrau gruan e tij me shufër metalike

 

Gjykata e Apelit e ka anuluar dënimin me burgim të përjetshëm për Nuhi Mavrovqanin i cili kishte vrarë gruan e tij më një shufër metalike në fshatin Berivojc të Kamenicës.

Apeli e ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 04.12.2020, dhe rasti i është kthyer të njëjtës gjykatë në rivendosje.

Mavrovqani ishte dënuar më burgim të përjetshëm për veprën penale “Vrasje e rëndë” pasi që gjykata e gjeti fajtor për vrasjen e bashkëshortes se tij.

 

 

Gjykata e Apelit ka konstatuar se aktgjykimi në fjalë është përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, ngase nuk është përpiluar në pajtim më dispozitat ligjore. Në fakt nuk janë dhënë arsyet në të cilat është bazuar, më rastin e zgjedhjes se çështjes juridike, veçanërisht më rastin e vërtetimit të përgjegjësisë penale të akuzuarit, si dhe me rastin e zbatimit të dispozitave të caktuara të ligjit penal, ndaj të akuzuarit dhe veprës se tij.

\RTV-Okarina\