Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi ka thënë se kryeministrit të vendit, Albin Kurtit “nuk po i intereson”, se në vend kanë vdekur 11 persona për 24 orë në ballafaqimin me COVID 19.
Në një shkrim në Facebook, Gjoshi ka thënë se derisa 11 qytetarë kanë vdekur për 24 orë, e 46 brenda një jave, kryeministri shkon në ekspozita.
“11 qytetarë të Kosovës vdiqën me 22 gusht në ballafaqim me COVID19. 46 veç brenda një jave. E çka bën kryeministri i tyre? Nuk e thotë asnjë fjalë për ta dhe shkon në ekspozita, nëpër fushatë t’zgjedhjeve. Bëhet sikur nuk po ndodhë asgjë. Bëhet sikur gjendja është normale. Qysh nuk po ta ndin Kryeministër?”, ka shkruar ai.
\RTV-Okarina\