Gjobiten 748 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVID-19

 

Policia e Kosovës në vazhdimësi është dukë shqiptuar tiketa për të gjithë qytetarët të cilët nuk i kanë respektuar masat antiCOVID-19 nga institucionet shëndetësore si dhe Qeverisë për parandalimin  e përhapjes së  COVID-19.

Për 24 orë janë shqiptuar 748 tiketa ndaj qytetarëve për mosrespektim të masave për Ligjin e Pandemisë.

 

 

Në nenin 24 pika 5 të Ligjit për Pandemin, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.