Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka uruar zgjedhjen e Albin Kurtit si kryeministër. Në urimin dërguar Kurtit, ndër të tjerash, thuhet se Qeveria e re mund të llogarisë në ndihmën e Gjermanisë.
“Urojmë Kryeministrin e sapo zgjedhur Albin Kurti dhe Kabinetin e tij si dhe anëtarët e rinj të Kuvendit të Republikës së Kosovës!
Ka probleme urgjente që duhet trajtuar.
Ju mund të llogarisni në miqësinë dhe mbështetjen e Gjermanisë” , thuhet në urimin e Ambasadës së Gjermanisë.
/RTV-Okarina/