Gjermania dhe Franca kërkojnë formimin e shpejtë të Qeverisë

Në një thirrje të përbashkët, dy shtetet kryesore të BE-së, Gjermania dhe Franca kanë kërkuar formimin e shpejtë të Qeverisë së re, si dhe zgjedhjen e presidentit.

Kështu ka bërë të ditur, ambasadori gjerman, Jorn Rohde përmes një postimi në Twitter.

“Gjermania dhe Franca uron qytetarët e Kosovës, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Vjosa Osmanin për rezultatin e zgjedhjeve. Ne bëjmë thirrje për një formim të shpejtë të qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit, sapo të certifikohen rezultatet”, ka shkruar ambasadori Rohde.