Për shkak të reshjeve te shiut të cilat kanë filluar të bien që nga mbrëmë, sërish kanë shkaktuar probleme në disa komuna.
Gjendje e rëndë shihet edhe në fshatrat e lugut të Baranit të Pejës, ku tashmë rrugët e këtyre fshatrave janë bërë pothuajse të pa kalueshme shkaku i sasisë së madhe të ujit e shiut të cilat kanë filluar të bien që nga mbrëmë, kanë shkaktuar sërish probleme në disa komuna.
Flamur Berisha banor i fshatit Çallapek ka thënë se gjendja është shumë e rëndë dhe se shumë familje janë të rrezikuara.
I njëjti ka dërguar edhe pamje nga fshati Baran dhe Çallapek ku shihet se shiu ka vërshuar shumë pjesë të këtyre fshatrave. Gjendje e njëjtë paraqitet edhe në Raushiq.