Është gjetur trupi i pajetë i mësimdhënësit Naim Gashi nga fshati Sapniq i Rahovecit.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.
“Sapo jam njoftuar nga ekipi i kërkim- shpëtimit të FSK-së, se sot është gjetur trupi i pajetë i mësimdhënësit Naim Gashi nga fshati Sapniq. Ekipi i Gardës së FSK-së, njësia e kërkim shpëtimit ‘Togu i ujërave’ në krye me rreshterin e klasit të parë Naim Mala, tash e sa ditë janë në terren për të bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë, andaj i shpreh mirënjohje të thellë për angazhimin e tyre”, ka shkruar ai në Facebook.
Posa jam njoftuar nga ekipi i kërkim-shpëtimit të FSK-së, se sot është gjetur trupi i pajetë i mësimdhënësit Naim Gashi…
Posted by Smajl Latifi on E hënë, 22 Shkurt 2021