Gjendet një laborator droge në Prishtinë dhe sekuestrohen 179 bimë narkotike

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka udhëhequr sot një aksion në koordinim me Policinë e Kosovës në fshatin Prugoc të komunës së Prishtinës, raporton Gazeta Blic.Në shtëpinë me qira të një të dyshuari është identifikuar një laborator i improvizuar për prodhimin e substancave narkotike dhe janë gjetur e sekuestruar 179 bimë narkotike të gjatësive të ndryshme të llojit kanabis.Njoftimi i plotë:

Identifikohet edhe një laborator për përpunimin e substancave narkotike dhe sekuestrohen 179 bimë të llojit kanabisPrishtinë, 25 nëntor 2021– Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, ju njofton se ka udhëhequr sot një aksion në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, ashtu që me aprovim të gjykatës kompetente, nga bastisja e kryer në fshatin Prugoc të komunës së Prishtinës, në shtëpinë me qira të një të dyshuari është identifikuar një laborator i improvizuar për prodhimin e substancave narkotike dhe janë gjetur e sekuestruar 179 bimë narkotike të gjatësive të ndryshme të llojit kanabis.

Në këtë çështje penale organet e rendit kanë identifikuar një të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati, derisa prokuroria në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e vendndodhjes së të dyshuarit dhe ndërmarrjes së veprimeve procedurale ndaj të njëjtit.rtvokarina.