Një grua është gjetur pa shenja jetë në liqenin e Badovcit të hënën, shkruan Gazeta Infokus.
Njësia përkatëse ka nxjerr trupin e pa jetë nga uji dhe me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në liqe kishte vërejtur një trup të pa jetë”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti po cilësohet si hetim i vdekjes.