Gjendet granatë në oborrin e një shtëpie

Një 59-vjeçar ka raportuar në Polici se ka gjetur një mjet të dyshuar në oborrin e shtëpisë tij në Mogillë të Kllokotit.

Siç njofton Policia, patrulla ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku pas shikimit të vendit të ngjarjes kanë vërejtur se bëhet fjalë për një granatë dore, ngjyrë gjelbër, e vjetërsuar, e pashpërthyer dhe e siguruar me siguresë.

Banorët janë evakuuar, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe granata është tërhequr e pashpërthyer.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Stacionit Policor në Kllokot, ka pranuar ankesë nga Z.J. (1963) Kosovar Serb nga fsh.Mogillë Komuna Kllokot se në oborrin e shtëpisë së tij ka gjetur një mjet të dyshuar.

Patrulla e Policisë së Stacionit Policor Kllokot menjëherë kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe pas shikimit të vendit të ngjarjes kanë vërejtur se bëhet fjalë për një granatë dore me ngjyrë të gjelbër, e vjetërsuar, e pa shpërthyer dhe e siguruar me sigurues.

Menjëherë janë evakuuar banorët në një perimetër të nevojshëm dhe është siguruar vendi i ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për deminim i FSK-së dhe njësiti për deminim nga KFOR-i Amerikan, po ashtu edhe njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan.

Granata është tërhequr e pa shpërthyer nga njësitet përkatëse.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet rast ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe rasti të dërgohet në Njësitin e Hetimeve Rajonale për hetime të mëtejme.