Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 93 aktakuza ndaj 100 personave

 

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 93 aktakuza, kundër 100 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar nëntë persona, gjithashtu, janë paraqitur tetë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër nëntë personave dhe një kërkesë për urdhër kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Sipas njoftimit, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një kërkesë për urdhër kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

“Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë dy kërkesa për paraburgim për dy persona dhe ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet ndër të tjera në komunikatën dërguar medieve.

 

 

Më poshtë lexoni aktakuzat e ngritura nëpër komunat e Kosovës:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona të dyshuar, ka paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave, si dhe ka ngritur 41 aktakuza kundër 43 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë dy kërkesa për paraburgim për dy persona dhe ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar, ka paraqitur dy kërkesa për paraburgim për dy persona dhe ka ngritur katër aktakuza, kundër gjashtë personave.

 

 

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person për 48 orë dhe ka ngritur tri aktakuza kundër katër personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në tre raste të ndara, si dhe, ka ngritur shtatë aktakuza kundër shtatë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur 33 aktakuza kundër 35 personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave, për vepra të ndryshme penale.

 

\RTV-Okarina\