Gjatë 24 orëve në Kosovë, dhjetë të arrestuar për rrahje

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar dhjetë persona të cilët kanë qenë të përfshirë në disa rrahje gjatë ditës së enjte(dje).

Kështu është bërë e ditur përmes raportit ditor të PK-së, ndërsa janë dhënë edhe detaje.

Sipas këtij raporti, rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Fushë Kosovë, Dragash e Gjakovë.