Halil Kastrati i ndërton shtëpinë Adnanit, vushtrriasit që i pi nga 70 çaja në ditë
—
Adnan Ademi nga Vushtrria u bë i njohur në Kosovë shkaku i një interviste.
Intervista e tij u bë virale shkaku i përgjigjes që Adnani e dha kur u pyet se sa çaja i pinte në ditë.
Kjo intervistë u shpërnda shumë në rrjetet sociale, por së fundi atij ju bë një befasi e madhe nga humanisti Halil Kastrati i cili i premtoi atij se do t’ia ndërtonte shtëpinë, e me pas edhe e mbajti fjalën.