Gërvalla viziton Agjencinë e Regjistrimit Civil

 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla sot ka vizituar Agjencinë për Regjistrimit Civil.

Ajo në këtë institucion pa nga afër fluksin e kërkesave që kanë gjatë kësaj kohe nga bashkatdhetarët që vijnë nga diaspora, si dhe shërbimet që u ofrohen atyre.

Gervalla e shoqëruar edhe nga zëvendësministrja, Liza Gashi u prit nga Blerim Camaj ushtrues detyre i drejtorit të Agjencisë për Regjistrim Civil.

 

 

Para kësaj vizitë në Këtë institucion, Gërvalla ka vizituar edhe Komisioni Qendror të Zgjedhjeve me ç’rast u informuan më shume rreth procesit të votimit për diasporën.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla gjatë ditës së sotme do të vizitojë edhe Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku do të informohet për shërbimet dhe fluksin e fluturimeve nga diaspora, gjatë sezonit të pushimeve./KP