Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë takimit me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka deklaruar që njohjen Pavarësisë së Kosovës nga të gjithë anëtarët e BE-së, përfshirë Greqinë e konsiderojnë si “kontribut thelbësor për stabilitetin e qëndrueshëm në Ballkan”.
Gërvalla gjatë konferencës, theksoi që Greqia është shtet fqinj i rëndësishëm në rajon, ndërsa ka kërkuar që të ngrihet statusi i zyrës në Athinë nga një zyre ekonomike në një të interesit.
“Kosova dhe Greqia janë pajtuar që si një hap i mëtejmë drejt një shkëmbimi të ngushtë dhe të dendur të ngrihet statusi i zyrës së Kosovës në Athinë nga një zyrë e thjeshtë ekonomike, në një zyrë të ashtuqjuatur interesi me qasje në shumë fusha jo veq ekonomike, por edhe politike”.
“Njohjen dhe respektimin e pavarësisë së vendit tonë nga të gjithë anëtarët e BE-së përfshirë Greqinë, e konsiderojmë si një kontribut thelbësor për stabilitetin e qëndrueshëm në Ballkan”.
“Pavarësia e Kosovës është një fakt i patjetërsueshëm dhe sa më parë që të pranohet një fakt i tillë aq më shpejt sigurohet një perspektivë e qëndrueshme për rajonin, Kosovën por edhe Serbinë. Por, duke pasë parasysh faktin që Greqia – Pavarësinë e Kosovës e sheh ende nga një këndvështrim tjetër, ne riafirmojmë se me Greqinë dhe edhe me partnerët e tjerë të BE-së dhe jashtë saj, do të vazhdojmë intensivisht dialogun edhe rreth kësaj çështje. Shpresojmë që në një të ardhme të afërt, argumentet tona në këtë dialog të bindin parnterët tanë dhe të kalojmë nga kjo fazë pasigurie për rajonin, në një fazë të sigurisë dhe të parashikueshmërisë”, u shpreh tutje Gërvalla.
\RTV-Okarina\