Ministrja Gërvalla ka pritur në takim Mitsunori Ogasawara

 

Donika Gërvalla, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, ka pritur sot në një takim në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, të ngarkuarin me punë, Mitsunori Ogasawara.

Ministrja Gërvalla falënderoi Ogasawara për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia i ka dhënë Kosovës nëpër të gjitha fazat e shtetndërtimit.

 

 

Palët kanë diskutuar lidhur me bashkëpunimin mes dy vendeve, e në veqanti për nevojën për thellim të bashkëpunimit ekonomik. Poashtu është biseduar edhe për menaxhimin e pandemisë Covid-19, si dhe çështjen e dialogut Kosovë – Serbi.

Gjithashtu, ministrja Gërvalla e ka njoftuar Ogasawara lidhur me prioritetet e Kosovës në politikën e jashtme.

Nga ana tjetër, Ogasawara ka shprehur përkushtimin e vendit të tij për të ndihmuar Kosovën, me theks të veçantë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

\RTV- Okarina\