Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla po raporton para Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë.
Ajo ka thënë se do të rishikojnë vendosjen e ambasadave në shtetet përkatëse.
Ministrja Gërvalla para deputetëve u shpreh se do të dalin me një listë se ku duhet të jenë prioritet për hapjen e ambasadave.
“Ligji për Shërbimin e Jashtëm do të vërë në pikëpytje të gjitha ambasadat, konsulatat në secilin veç e veç do të shikojmë në çfarë konkurence është në shtetet që nuk jemi të pranishëm e që do të duhet të jemi, duhet të jemi të kujdesshëm ku i vendosim apo ku nuk i vendosim ambasadat tona. Do të dalim me propozim publik me një listë të qartë se ku janë prioritetet ku duhet të jenë ambasadat tona”, ka thënë Gërvalla.
Ajo tutje u shpreh se ambasadorët do të jenë 50% diplomatë karriere.
“Proporcioni politik nuk do ta kalojë 50 %, pra 50 përqind do të jenë diplomatë të karrierës, konsuj politikë nuk do të ketë në qeverinë tonë”, ka thënë ajo.
\RTV-Okarina\