Gërvalla anulon një aktivitet të prokurimit

 

Ministrja e Punëve të Jashtme ditë më parë ka anuluar një aktivitet të prokurimit.

Dikasteri që udhëhiqet nga Donika Gërvalla, ndonëse ka planifikuar të finalizojë një kontratë për “Sigurime të shëndetit në udhëtim për stafin e MPJD-së”, nuk ka arritur të nënshkruajë asnjë tender.

 

 

Për tenderin në fjalë kanë aplikuar dy operatorë ekonomik.

 

 

Sipas njoftimit nga prokurimi për tenderin “Sigurime të shëndetit në udhëtim për stafin e MPJD-së, në pajtueshmëri me specifikat e cekura në Specifikimin teknik të Dosjes së Tenderit”, nuk ka qenë as edhe një operator i përgjegjshëm.

“Një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit (asnjëri prej tenderëve të pranuar nuk është i përgjegjshëm)”, thuhet mes tjerash në njoftim.