sh-deputeti i LDK-së, Gani Geci derisa ka komentuar aderimin e deputetës Doarsa Kica në këtë parti, ka thënë se për Vetëvendosjen si parti të majtë, një kalim i tillë është tradhti.
Geci e ka quajtur parti komuniste VV-në, shkruan Gazeta10.
“Zonja në fjalë që ka kaluar në LDK dhe tash shahet e fyhet nga militantët e LVV-së, është tradhtare e është lavdëruar zonja tjetër që aderoi te ta”, tha ai.
“Këta janë komunistët që mixhën e vetë e shajnë që nuk është me ta, dhe tjetrin e lavdërojnë që është me ta. Kjo është e majta që se du unë”, tha Geci në Politiko.