Gazetari shqiptar në Kinë, Edison Myrteza, ka folur në lidhje me përhapjen e COVID-19 në shtetin ku jeton, duke thënë se kjo është vala më e madhe që nga koha kur është shfaqur për herë të parë koronavirusi.
“Në fakt duhet t’ju them sipas specialistëve dhe mjekëve më të mirë të mjekësisë kineze, kjo është vala më e madhe, sepse ka pasur edhe disa valë të tjera, pikërisht që nga viti 2020, kur edhe nisi pandemia e COVID-19, deri tani janë futur disa zona në izolim të plotë”, është shprehur Myrteza.
“Pothuajse 30 mijë persona të infektuar janë deri tani, ditën e sotme janë regjistruar 1900 persona. Mund të themi se kjo është vala më e madhe në Kinë”, shtoi ai.
“Kina është futur nën një karantinë, por jo totalisht të plotë. Do të duhet deri në një apo dy javë që të ulet numri i të infektuarve. Gjithçka është e kontrollueshme pavarësisht kësaj vale të madhe”.