Gazetari i njohur i CNN: Anthony Albanese është arbëresh sikur unë

Gazetari i njohur i CNN: Anthony Albanese është arbëresh sikur unë

Anthony Albanese me Partinë Laburiste ka fituar në zgjedhjet australiane të mbajtura javën e kaluar, duke mposhtur Qeverinë e koalicionit të djathtë të Australisë të udhëhequr nga Scott Morrison, pas gati një dekade në pushtet. Mirëpo, ajo që ka nxitur debat të madh është mbiemri i tij që është karakteristikë e shumë arbëreshëve të Italisë, e për këtë ka folur edhe Andrew Kaczynski, gazetar i CNN, shkruan Gazeta Metro.


Ajo që bie në sy tek kryeministri i ardhshëm i Australisë është mbiemri i Anthonyt, Albanese, i cili përkon me domethënien shqiptar.

Bazuar në të dhënat e tij, babai i Anthonyt ishte nga Barletta, në Italinë Juglindore. Mbiemri i babait të tij, Albanese, i referohet popullit arbëresh që është në numër të madh në Itali.

Rreth kësaj ka folur Andrew Kaczynski, duke treguar në Twitter për prejardhjen e tij dhe të Albaneses.

 

“Ai është një shqiptar i Italisë. Mbiemri i tij është Albanese. Ai është arbëresh si unë”, ka shkruar Kaczynski duke iu referuar Anthony Albaneses.

Vetë 59 vjeçari Albanese nuk e ka thënë ndonjëherë publikisht se është shqiptar, por prejardhja e babait të tij jep indikacion që sipas të gjitha gjasave kryeministri i Australisë ka rrënjë shqiptare, më saktësisht arbëreshe.