Bajra në Kanal10, ka komentuar gjuhën e bashkëshortit të Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, për çka thotë se, ky i fundit ka ndërtuar çasje jashtë çdo norme edhe profesionale edhe njerëzore.
Tutje, Bajra thotë se Vetëvendosje e opozitës ka qenë krejt ndryshe me media.
“Çasja që ka ndërtuar Sadriu me mediat, por edhe raporti që ka krijuar kjo qeveri me mediet është jashtë çdo norme edhe profesionale edhe njerëzore. Pra, ka një çasje të ngurt ku ne si gazetar jemi të besafuar sepse Vetëvendosje e opozitës ka qenë krejt ndryshe me media, kurse sot kemi një situatë krejt tjetër”, deklaron Bajra.
Ndaj Prindon Sadiut të mërkurën gjatë ditës, ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
AGK thotë se është e alarmuar me gjuhën denigruese të Sadriut.
Tutje në reagimin e AGK-së theksohet se akuzat dhe sulmet që vijnë nga bashkëshorti i Presidentes, që gjithashtu mban post shtetëror në MPJ, shton pasigurinë e gazetarëve në Kosovë.
Sipas AGK-së në ditët e fundit edhe gjuha e zëdhënësve dhe eksponentëve të tjerë të partisë në pushtet në raport me mediat ka qenë e papranueshme dhe paraqet presion direkt në punën e tyre.