Gashi: Na votoni neve, sepse ne e duam Kosovën

 

Në një intervistë për RTV Dukagjini, në “Kallxo”, deputeti i LDK-së, Arben Gashi tha që nuk është aspak pjekuri që Kosova të acarojë raportet me SHBA-në, ashtu siq Z. Kurti kishte filluar.

Vlen të theksohet që Z. Gashi, përmendi edhe faktin që Joe Biden ka qenë plotë dy herë në Kosovë dhe Kosova gjithmonë është përpjekur t’i ruajë raportet me SHBA-në, raporte këto që gjatë qeverisjes së Z.Kurti rrezikuan të acarohen.

Ai tha që të zgjidhesh problemet nuk nënkuptohet të ikësh prej tyre, derisa problemet tona janë të shtrira në tavolinë dhe vazhdojnë të mbesin akoma.

 

 

Andaj, futja në konflikt me SHBA-të, nuk është aspak zgjidhje edhe pse Kurti thoshte që po shkoi në SHBA, aty do detyrohej të nënshkruajë marrëveshjen për shkëmbim të territoreve.

Në vazhdim, Z. Gashi u pyet nga Jeta Xharra, se qfarë na lë për t’u nënkuptuar në lidhje me këtë situatë, nëse ai thotë që qytetarët duhet votuar LDK-në sepse SHBA-të e duan këtë parti dhe jo LVV.

Gashi mënjëherë reagoi duke thënë:

“Na votoni neve sepse ne e duam Kosovën!”

/RTV-Okarina/