Pamjet nga kamerat kanë kapur momentin kur një garues humbi kontrollin e veturës së tij Mustang gjatë një gare dhe u përplas në turmën, duke mbytur dy fëmijë, të moshës gjashtë dhe tetë vjeç.
Sipas raportimeve të mediave të huaja përplasja ndodhi në fund të “pistës”, në një seksion pa barriera sigurie, në aeroportin e qarkut Kerrville-Kerr në Texas, të shtunën pasdite, kurse dy fëmijët e mbytur ende janë duke u identifikuar.
Si pasojë e përplasjes janë lënduar edhe tetë spektatorë të tjerë dhe shoferi.
\RTV-Okarina\