Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se nëse ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, nuk i kërkon falje publike Hashim Thaçit e Kadri Veselit kërkesa për t’u takuar me ta në Hagë është e pakuptimtë dhe e padrejtë, shkruan Jepi Zë.
Sipas, Musliut, para takimit Haxhiu duhet t’i kërkojë falje publike Thaçit e Veselit që i quajti kriminel.
“Albulena Haxhiu para se të niset në Hagë do të duhej fillimisht ti kërkonte publikish falje Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit që i quajti kriminel. Nëse nuk kërkon falje publike kërkesa për ti takuar liderët e UÇK-së është e pakuptimitë dhe e padrejtë”, shkruan ajo.