Ganimete Musliu i reagon Osmanit: Thaçi nuk është në Hagë për hajni pulash

 

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka komentuar pritjen e Presidentes Vjosa Osmani për ish-presidentët e Kosovës.

Ajo e ka ftuar Osmanin që ta lërë  inatin  ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili është i paraburgosur në Hagë me akuza për krime lufte.

 

 

“Vjosa Osmani edhe sot në takim me ish presidentët, nuk ja doli dot të kapërcej vogëlsinë e saj dhe të shprehte, të paktën për kurtuazi, keqardhje për procesin që po zhvillohet në Hagë kundër UÇK-së, pra kundër një ish Presidenti dhe shokëve të tij. Sa e vockël duhet të jetë që nuk po ia del dot t’i lë mbrapa inatet e saj personale!”, është shprehur Musliu.

“Lëri inatet zonja Presidente sepse Presidenti Hashim Thaçi me shokët e tij nuk është në Hagë për hajni pulash por sepse bashkë me ta, me gratë dhe burrat më të mirë, ta sollën lirinë dhe me këtë edhe mundësinë që ti sot të bëhesh Presidente. Fillo të flasësh dhe të sillesh si një Presidente e vërtetë”.

\RTV-Okarina\