Qytetari Naim Tërbunja ka realizuar një tatuazh ku paraqet fytyrën e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe të atdhetarit Hasan Prishtina.
Terbunja është kampioni i boksit në Suedi.
Në një fotografi të publikuar në rrjete sociale, shihet se tatuazhi i bërë në një pjesë të dorës, mbanë edhe mbishkrimin “Dy liderë, një ideal’.
Kjo pasi që nga aktivistë e anëtarë të VV-së, Kurti shpesh është cilësuar si ‘Hasan Prishtina i ditëve të sotme’.
Një gjë të tillë e pati deklaruar edhe aktori i njohur dhe deputeti i ndjerë nga Vetëvendosje, Adem Mikullovci.
Tatuazh të tillë kemi pare edhe për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thacin.